BALLKAN, 9 Shtator 2018, 10:56

Tensionohet situata, Vuçiç ndalohet nga Policia e Kosovës

Tensionohet situata, Vuçiç ndalohet nga Policia e Kosovës

Vizita e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për në Banjë të Skënderajt është anuluar nga Qeveria e Kosovës.

Por presidenti serb ka insistuar që të vazhdojë rrugën dhe ai është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Kështu të paktën raporton gazeta serbe Telegraf, transmeton Insajderi.com

“Në rrugën Zubin Potok-Banjë, Policia e ndaloi presidentin serb. Ka një debat të vazhdueshëm mes policëve dhe presidentit. Ai u njoftua që bllokadat janë rreth 2 kilometra, dhe nuk ka siguri për ta vazhduar rrugëtimin”, shkruan gazeta serbe.

Agjenda për vizitën në Kosovë

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë,

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje./Express/