BALLKAN, 4 Shtator 2018, 13:50

Vritet punonjësi i inteligjencës së Kosovës

Vritet punonjësi i inteligjencës së Kosovës

Vritet me armë zjarri një punonjës i inteligjencës së Kosovës brenda ambienteve të këtij institucioni.

Bëhet fjalë për një punonjës të barit, pavarësisht se është dërguar në spital nuk ka mundur t’u mbijetoi plagëve të marra.

Ndwrkohw i dyshuar wshtw njw 40 vjeçar me inicialet V.I, por hetimi nga ana e prokurorisw wshtw i vwshtirw pwr shkak tw sekretit tw instritucionit.

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me atë rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet nga AKI. Gjithashtu është bërë e ditur se rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.

“Përkundër përpjekjeve të mjekëve të shërbimit emergjent nga plagët e rënda që ka pasur personi nuk ka arritur të mbijetoj dhe ka vdekur. Personi i vdekur është i moshës mesatare”. Nga Prokuroria e Shtetit zyrtarisht deklarojnë se vrasja ka ndodhur në lokalin AKI-së, si institucioni më i lartë i sigurisë në vend.

Si rrjedhojë e kësaj nga prokuroria thonë se e kanë të vështirë hetimet për ngjarjen në fjalë pasi ka ndodhur brenda këtij institucioni.

“Ky rast ka ndodhur në AKI. Është vrarë një person. Jemi duke hetuar rastin, por meqë është në AKI, situate është më e vështirë për t’u hetuar”, u shpreh Ibrahim Berisha zv.kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

I dyshuari për vrasjen është një 40 vjeçar me inicialet V.I.