TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas debateve të shumtë për korrigjimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë ka ardhur edhe reagimi i Komisionerit të Bashkimit Europian Johannes Hahn. Ai nuk e ka kundërshtuar këtë ide por e shikon si pjesë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dypalëshe, kjo sipas tij ndihmon rajonin të ketë paqe dhe stabilitet.
“Jam në favor të zgjidhjes së çdo konflikti dypalësh dhe çdo zgjidhje duhet të kontribuojë në një stabilitet më të gjerë në rajon”, u shpreh Hahn.
Hahn tha se ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk mund të ketë ndikim në vendet e Ballkanit, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoni.
Komisioneri i BE tregoi se Kosova dhe Serbia po negociojnë ende, marrëveshja sipas tij do ishte e ligjshme midis dy shteteve.
Madje kjo do kontribuonte për të rritur paqen dhe sigurinë në rajon, nuk ka përse të shërbej si rast për të nxitur shtete të tjera të kërkojnë ndryshim kufijsh. Marrëveshja Kosovë-Serbi do t’i jepte fund një mosmarrëveshje dhe do hapte rrugën drejtë BE për integrim.