TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ditës së sotme ministri Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka kërkuar të mbahet një konferencë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje lidhur me ndryshimin e kufijve Serbi-Kosovë.
“Si parakusht për një gjë të tillë do të ishte që qëndrimet e të dy palëve të përafroheshin, meqë, sikundër dihet, janë ende larg njërit-tjetrit”, tha Daçiç për mediat serbe.
Daçiç kërkoi që të arrihet zgjidhja, do të duhej organizuar një konferencë ndërkombëtare, një Dayton 2, sipas një modeli për demarkim në një konferencë të madhe ndërkombëtare, që do të duhej mbajtur diku para muajit maj të vitit të ardhshëm, kur edhe i kalon mandati i komisionerëve evropianë.
Sipas tij demarkimi me shqiptarët është çështje e vetme e kufirit, që do të shqyrtohej, si një pikë e vetme e rendit të ditës në një konferencë ndërkombëtare.