TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Maqedonia sot feston 27 vjetorin e pavarësisë nga ish-Federata Jugosllave. 27 vite më para nëpërmjet referendumit popullor Maqedonia u shpall e pavarur.
Gjatë referendumit, shqiptarët nuk votuan, pasi kërkuan statusin e autonomisë dhe kërkonin një tjetër pozitë me Kushtetutën e re të vendit.
Ndërkohë, Deklarata për Pavarësi u miratua nga Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake më 25 janar të vitit 1991. E para që e njohur shtetësinë e Maqedonisë ishte Republika e Bullgarisë, duke u pasuar nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnjë e Hercegovina. Sakaq, më 26 prill 1992 shteti fitoi pavarësinë monetare me vendosjen e denarit dhe më pas fitoi edhe Armatën e vet, e cila ditëlindjen e feston më 18 gusht.
Maqedonia deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 170 shtete në botë, ndërsa me emrin kushtetues është pranuar nga 135 shtete në mesin e të cilave edhe nga tre anëtaret në Këshillin e Sigurisë – Kina, Federata Ruse dhe SHBA-ja.
TPZ.AL