BALLKAN, 6 Shtator 2018, 09:15

Albin Kurti e quajti hajdut, Haradinaj: Jam në gjendje të përleshem fizikisht!

Albin Kurti e quajti hajdut, Haradinaj: Jam në gjendje të

Pas akuzave të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti në drejtim të kryeministrit Ramush Haradinaj ky i fundit ka reaguar ashpër.

Haradinaj tha se “Kush të dojë e kush ka qejf, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem. Në çdo vend të botës, nëse dikush të ofendon, edhe i përgjigjesh. Njësoj do të veproja edhe unë”.

Haradinaj i revoltuar deklaroi se është në gjendje edhe të përleshet fizikisht me këdo që e quan atë hajdut.

Deklarata:

Kush të dojë e kush ka qejf, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem. Në çdo vend të botës, nëse dikush të ofendon, edhe i përgjigjesh. Njësoj do të veproja edhe unë.

Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajdut, dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu”.TPZ.AL