TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestuesit kanë nisur të grumbullohen para Ministrisë së Arsimit në ditën e shtatë të protestës. Personat që janë mbledhur deri më tani kanë nisur vallen ndërkohë thërrasin në kor për ‘dorëheqje’.
Gjithashtu dëgjohet teksa thonë ‘policia e krimit’.
Teksa në duar mbajnë flamurin shqiptar ata shprehen se ‘ky është flamuri jonë, flamuri më i bukur në botë’.
“Respektoni flamurin”, dëgjohen të thonë të rinjtë, të cilët më pas nisin duke kënduar dhe ehdhur valle.
Disa momente relaksi jane shenuar sot, ku disa te rinj nuk nguruan te bejne dhe foto mbi autoblindin e ujit te policise se shtetit, por gjithsesi situata atje mbetet e tensionuar.
Para se të nisnin sulmet me gurë ndaj policisë, të rinjtë e maskuar u kanë ofruar sanduiçë efektivëve të vendosur para Ministrisë së Arsimit.
Të rinjtë kanë zgjedhur të përcjellin një mesazh që shkon përtej kundërshtive mes protestuesve dhe uniformave blu.
“Mos u joshni nga 2500 euro”, i thote i riu efektivëve teksa i ofron ushqimin, duke pasur parasysh deklaraten e kreut te qeverise, i cili tha se do ti jape 2500 euro per ata qe jane ne vijen e pare te protestave!

