AKTUALITET, 19 October 2026, 12:54

'Zbarkon' policia/ Çfarë po ndodh te SPAK? Efektivët kontrollojnë ambientet e jashtme me qen antieksplozivë

'Zbarkon' policia/ Çfarë po ndodh te SPAK? Efektivët

Në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme janë kryer sot kontrolle me qen antieksplozivë.

Mendohet se këto kontrolle janë kryer pas emailit kërcënues që u dërgua më herët në mbi 140 adresa institucionesh, ku thuhej se kishte bombë dhe se ajo do të shpërthente.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga operatorët e Tch, një qen antieksploziv, i trajnuar për zbulimin e lëndëve plasëse, është duke kontrolluar në këto ambiente të SPAK-ut.