AKTUALITET, 19 October 2026, 10:11

Operacioni/ Policia patrullon në rrugët e Tiranës, nisin shoqërimet e para të të rinjëve të dyshuar si protestues të dhunshëm

Operacioni/ Policia patrullon në rrugët e Tiranës, nisin

Ashtu si edhe në ditët e shkuara, policia në mëngjes ndërmerr patrullime nëpër qytetin e Tiranës dhe kryen shoqërime për persona që mund të jenë krijues incidentesh në protestë.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja, Dorjana Bezat, shihet të ndalohen dy të rinj pranë godinës së Korpusit Universitetar.

Forcat Shqiponja ndalojnë dy të rinj, të cilët nuk bëjnë rezistencë dhe shihen të merren në pyetje nga efektivët.