AKTUALITET, 19 October 2026, 11:26

VIDEO/ Protestat në Rubik e Kurbin, bllokohet aksi drejt Rrugës së Kombit! Sulmohet Bashkia me gurë e molotovë, i vihet flaka

VIDEO/ Protestat në Rubik e Kurbin, bllokohet aksi drejt Rrugës

Protestuesit kanë marshuar edhe në Rubik dhe Kurbin, të cilët kanë bllokuar rrugën hyrëse pranë urës në Rubik, që lidh qytetin me Rrugën e Kombit.

Ndërkohë, në Kurbin nxënësit kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë. Situata është përshkallëzuar pranë Bashkisë Kurbin, e cila është sulmuar me gurë dhe molotovë.

Protestues të maskuar i kanë vënë flakën Bashkisë Kurbin.

Protestuesit janë shfaqur pa maska, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.