TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar ditën e sotme në Kamëz, saktësisht në afërsi të repartit ushtarak në zonën e Zall-Herrit.
Të dhënat e para nga vendngjarja sugjeruan për një bilanc tragjik me dy të vrarë.
Dyshohet se viktima kanë mbetur vëllezërit Nazmi e Selam Islamaj, i plagosur dhe Shefqet Islamaj pas një sherri mes tyre. Ndërsa është arrestuar pak moment më vonë autori i dyshuar i kësaj vrasjeje shtetasi N.Manzi 40 vjeç, dhe punon si ushtarak!
Megjithatë, zhvillimet dramatike të minutave të fundit ngrenë dyshime të forta se të dy vëllezërit mund të kenë humbur jetën, pasi fati i personit të dërguar në spital mbetet ende i paqartë.
Falë një reagimi të menjëhershëm të autoriteteve policore, është bërë i mundur identifikimi dhe ndalimi në kohë rekord i autorit të dyshuar të këtij krimi. Ai është shtetasi me inicialet N. M., i cili u vu në pranga vetëm pak momente pas ngjarjes.
Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motiveve që çuan në këtë akt ekstrem. Në orët në vijim pritet të hidhet më shumë dritë mbi rrethanat e këtij krimi që ka shokuar opinionin publik.