BOTA, 19 October 2026, 16:58

Sulmet me raketa në Jemen/ Houthit godasin kampin ushtarak, 50 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

Sulmet me raketa në Jemen/ Houthit godasin kampin ushtarak, 50 të

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur nga sulmet me raketa ndaj një kampi ushtarak në Jemen, të cilat u atribuohen rebelëve Houthi.

Lajmin e bëri të ditur Fahad al-Khalifi, zëvendësguvernator i provincës Shabwa, i cili konfirmoi rritjen e numrit të viktimave dhe plagosurve.

“Numri i të vdekurve është rritur në të paktën 50, me më shumë se 100 të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike”, tha Fahad al-Khalifi, duke iu referuar spitaleve të mbingarkuara nga viktimat e sulmeve.