TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sulm me dron izraelit ka goditur kampin e refugjatëve Nusseirat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe disa persona të plagosur.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, droni ka goditur një tendë ku ishin strehuar persona të zhvendosur nga lufta, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmë të plagosurve.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë që prej nisjes së luftës në Gaza ka kaluar shifrën 73 300, ndërsa konflikti vijon të shkaktojë viktima dhe të përkeqësojë krizën e rëndë humanitare në enklavën palestineze.