SPORT, 3 Qershor 2023, 20:18

“Mëkat, mund të ishim në garë për Champions”, Allegri optimist: Arrijmë Europa League, ne nuk jemi robotë

“Mëkat, mund të ishim në garë për

Sezoni i Juventusit përfundon të dielën në Udine, ku skuadra e Max Allegrit do të masë forcat me Udinesen. Djemtë nga Torino renditen në vendin e shtatë dhe janë ende në garë për një vend në Europa League. Para takimit, trajneri i Juves, Allegri u shpreh optimist.

“Grupi është mirë, kemi pasur disa seanca të mira stërvitore. Duhet të përpiqemi të mbyllim mirë nesër kampionatin pas dy humbjeve në ligë. Mund të shkojnë në Europa League edhe nëse nuk varet nga ne. Duhet të luajmë një lojë të mirë kundër Udineses, skuadër që do të përpiqet të mposhtë Juventusin.

A ka keqardhje për pikët e humbura?

“Pres një reagim të mirë nga ekipi. Me Empolin dhe Milanin angazhimi ishte maksimal, sezoni ishte i komplikuar, gjë që testoi ekuilibrin tonë dhe djemtë nuk janë robotë. Na vjen keq sepse mund të kishim ende pak shpresë për Champions League. Ne kemi mundësinë të hyjmë në Europa League” – Tha ai.