TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Angli, shumë aktivistë kanë dalë në protestë për të mbrojtur të drejtat e kafshëve, e specifikisht duke u shprehur kundër garave me kuaj. Sipas tyre gara e “Epsom Derby” duhej të mos zhvillohej duke qenë se nuk ishin respektuar kafshët.
Kjo ka bërë që policia të arrestojë 20 persona që protestuan dhe ku qëllimi i tyre ishte për të prishur garën dhe për të mos e lejuar që ajo të zhvillohet. Një nga aktivistët, ka hyrë në fushë për të mos e lejuar garën por menjëherë është ndaluar nga policia.
Ndërkohë, në qytet janë arrestuar edhe 19 të tjerë të cilët kishin bërë një komplot që të vononin nisjen e garës e më pas të ndërhynin për ta parandaluar atë. Për aktivistët do të merren masa ditët në vijim për “tentativë për të shkatërruar garën” dhe “prishje e qetësisë publike”.