TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përfundoi hetimi në Barcelonë dhe vendos UEFA. Sipas asaj që raporton “Marca”, njerëzit e federatës europiane kanë shqyrtuar “çështjen Negreira” dhe deri më 12 qershor do të kenë shpallur përfundimin e tyre, i cili mund të jetë edhe katastrofik për katalanasit, pasi ekziston mundësia që të përjashtohet për një vit nga Liga e Kampionëve.
Për më tepër, Blaugranët po përballen me probleme edhe me Fair Play-in Financiar, i cili është përfshirë në hetim teksa presin me ankth çdo zhvillim.
Kuptohet që një mungesë e mundshme nga organizatat europiane do të ndikojë shumë në planifikimin dhe përforcimin e transferimeve të skuadrës, pasi të ardhurat do të jenë shumë më të vogla. Në të njëjtën kohë, në degë është edhe departamenti juridik, i cili tashmë ka nisur të formojë linjën mbrojtëse, në rast se njoftimi i UEFA-s nuk është i favorshëm për Barcelonën.
⏰???? Diez días que marcarán la historia del Barcelona
— MARCA (@marca) June 3, 2023
La UEFA comunicará al FC Barcelona su decisión por el caso Negreirahttps://t.co/mJ3H24Mqze