SPORT, 4 Maj 2023, 10:35

Cilësohet trajneri i momentit, Real Madrid gjen pasardhësin e Ançelotit

Cilësohet trajneri i momentit, Real Madrid gjen pasardhësin e

Çabi Alonso po bën një punë fantastike me klubin gjerman Bajer Leverkusen teksa i ka dërguar në gjysmëfinalet e Ligës së Europës.

Edhe pse kjo është eksperienca e tij e parë si trajner i një klubi të madh, spanjolli ka ndryshuar mentalitetin e ekipit duke përcjellë frymën e duuhur.

Performanca e 41-vjeçarit nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga klubet e mëdha europiane që tashmë duan ti besojnë drejtimin e skuadrës. Totenhem është një nga klubet që interesohet për Alonson, ndërsa së fundmi ka dalë në skenë edhe Real Madrid.

“Los Blancos” pritet të ndajnë rrugët me Karlo Ançelotin në fundin e këtij sezoni, ndaj Alonso është një opsion ideal për presidentin Florentino Perez

Çabi e njeh mjaft mirë ambientin e Realit pasi ka lënë “gjurmë” si futbollist në pesë vite (2009-2014). Ai ndihmoi madrilenët të fitonin Championsin, titullin e LaLiga, Superkupën e Spanjës si dhe Kupën e Mbretit.