SPORT, 11 Janar 2022, 13:17

Pogba nuk rinovon, PSG vihet në lëvizje, e duan francezin që në janar

Pogba nuk rinovon, PSG vihet në lëvizje, e duan francezin që

Paul Pogba nuk do të rinovojë me Man.United, ky duket një përfundim i pashmangshëm, për këtë arsye drejtuesit e “djajve të kuq” nuk kanë ndërmend të presin më mesfushorin francez dhe janë të gatshëm ta shesin menjëherë, në ofertën e parë që vjen në drejtim të tij.

Në kushtet ku nuk dëshirojnë ta humbasin falas, United ka hapur ankandin për Pogba. Në fakt ofertat për Pogba mungojnë pasi klubet e interesuara preferojnë ta presin deri në përfundim të sezonit, për ta marrë falas.

Për të shmangur konkurrencën e madhe në fund të sezonit, PSG pritet të bëjë një sforco ekonomike tani në janar për të siguruar shërbimet e “gjelit”, lajm ky i bërë publik nga mediat spanjolle.

Pogba nuk rinovon, PSG vihet në lëvizje, e duan francezin që