TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria është në avantazh 2-0 ndaj Polonisë me një gol të mahnitshëm të Mirlind Dakut afër portës, pasi mori një pasim nga Nedim Ramadani.
Daku sapo u fut në minutën e 61-të, duke zëvendësuar Cikalleshin dhe sapo preku topin shënoi golin.
Daku i ardhur i freskët nga stoli ka gjetur mundësinë në minutën e 61 dhe e ka rrëmbyer, duke thelluar avantazhin e kuqezinjëve dhe shlyer “gabimin” në ndeshjen me Çekinë – i cili mund t’i kishte dhuruar Kombëtares fitoren.
Daku ia bën më të vështirë rrugëtimin polakëve, pasi perla e Jasir Asanit “çoi peshë” Air Albanian në minutën e 37. Sulmuesi shënoi një mrekulli në pjesën e parë të lojës, pasi mori topin në krahun e djathtë të fushës, dhe nga një diagonale tepër e largët, goditi në mënyrë potenciale duke gjetur rrugën drejt rrjetës.
Kaq ka mjaftuar që Air Albania ‘të çmendet” nga tifozët që brohorisnin “Shqipëri”, “Shqipëri”, Shqipëri”.