TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një kohë kur finalja e Champions League do të mbahet në Stamboll më datë 10 qershor, UEFA ka konfirmuar se gjyqtari polak Szymon Marciniak është zgjedhur për të gjykuar ndeshjen mes Interit dhe Manchester Cityt. Ndeshja finale do të luhet në stadiumin Olimpik Ataturk.
42-vjeçari është i njohur për arbitrimin e finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës në Katar në dhjetor 2022. Marciniak ka arbitruar në edicionin e 2022-23 të Ligës së Kampionëve, pasi ka vendosur drejtësi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale midis City dhe Real Madrid në Etihad Stadium.
Ai gjithashtu ka qenë bilbil kryesor për 2 ndeshje të Interit këtë edicion të Champions League, bëhet fjalë për takimin në Camp Nou kundër Barcelonës në grupe dhe në ndeshjen e dytë të raundit të 1/16-tave kundër Portos në mars.
Kjo do të jetë hera e shtatë që Marciniak arbitron Interin në karrierën e tij, me dy fitore, tre barazime dhe dy humbje. Kjo është finalja e parë e Champions League që gjykohet nga Marciniak.