SPORT, 14 Janar 2022, 10:29

Eriksen do Botërorin, një kandidat surprizë hyn në garë për mesfushorin

Eriksen do Botërorin, një kandidat surprizë hyn në garë

Kristian Eriksen duket se ka harruar tmerrin e përjetuar në verë gjatë Europianit (Danimarkë-Finlandë 12.6.2021) ku rrezikoi jetën dhe tani gjithnjë e më shumë po mendon për kthimin në fushë.

Pavarësisht se me aparat në zemër, për mesfushorin danez nuk mungon interesi, ku një ndër klubet që është gati t’i ofrojë një kontratë është Bajerni i Mynihut. Objektivi madhor i tij është të grumbullohet me kombëtaren daneze për kampionatin e ardhshëm botëror në Katar, ku nordikët janë kualifikuar drejtpërdrejt.