SPORT, 14 Janar 2022, 11:33

Sulmi final, Barcelona nuk heq dorë nga Morata, josh Juven me Depay

Sulmi final, Barcelona nuk heq dorë nga Morata, josh Juven me Depay

Barcelona nuk heq dorë, gjithçka për të siguruar shërbimet e Morata. Klubi blaugrana pas dështimit të radhës, atë në Superkupë, dëshiron ti bëjë një dhuratë trajnerit Xavi i cili ia ka bërë të qartë se dëshiron me çdo kusht sulmuesin e Juves. Pavarësisht fjalëve të thëna nga Allegri, i cili u shpreh i bindur se Morata nuk largohet, fakt është që spanjolli nuk është i pashitshëm.

Sulmi final, Barcelona nuk heq dorë nga Morata, josh Juven me Depay

Sipas të përditshmes spanjolle Sport, Xavi ka dhënë prej kohësh bekimin e tij për të transferuar Morata në “Camp Nou”, duke ia kaluar në këtë mënyrë topin drejtuesve të klubit. Edhe vetë lojtari duket i gatshëm për një transferim të tillë, por pengesë mbetet Juves, duhet të gjejnë rrugën e duhur për të bindur torinezët. Në kushte të tjera, nëse Chiesa nuk do të ishte dëmtuar, nuk do të kishte asnjë pengesë në këtë negociatë.

Drejtuesit e klubit blaugrana, janë të vetëdijshëm për këtë pesë, për këtë arsye kërkojnë të bindin Juven duke përfshirë në tratativa Memphis Depay. Holandezi nuk bën më pjesë në planet e Xavi, këtë e di edhe vetë Depay i cili gjithashtu ka dhënë pëlqimin e tij për një transferim në Torino.