SPORT, 30 Dhjetor 2021, 20:07

Konte në merkato për mesfushor, italiani vendos nën shënjestër lojtarin e Milanit

Konte në merkato për mesfushor, italiani vendos nën

Antonio Konte ka nisur punën për të pikasur lojtarët që i shërbejnë më së shumti për të përforcuar organikën te Totenhemit. Tekniku italian i ka bërë të ditur drejtuesve të klubit nevojën për të firmosur me një mesfushor duke qenë se preferon më shumë muskuj në këtë repart.

I preferuari i teknikut 52-vjeçar është Frank Kesi i Milanit. Futbollisti është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk e ka në plan rinovimin me kuqezinjtë, të paktën për momentin.

Ndaj, londinezët janë të gatshëm të nisin bisedimet për një lëvizje në të mundshme verën e ardhshme ndërsa kërkojnë të prijnë garën për 25-vjeçarin. Kjo sepse për Kesi ka shumë pretendentë dhe mes tyre janë klube me mundësi të mëdha ekonomike si PSG, Mançester Junaitid apo edhe Arsenali.