SPORT, 30 Dhjetor 2021, 11:43

Koronavirusi “mbërthen” Serinë A, skuadra e mbrojtësit të Kombëtares raporton dy raste pozitive

Koronavirusi “mbërthen” Serinë A, skuadra e

COVID-19 ka “mbërthyer” Serinë A, teksa ekipi ku aktivizohet dhe Berat Gjimshiti, Atalanta ka raportuar dy raste infektimesh me SARS-COV-2 në grupin e skuadrës.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi bergamask me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj teksa nuk bëhen ende me dije emrat e lojtarëve:

 

“Klubi i Atalantës komunikon se dy futbollistë janë evidentuar pozitiv me COVID-19. Klubi ka bërë të gjitha procedurat e duhura në mbështetje të protokollit antiCOVID.”, shkruhej në komunikatën zyrtare të zikaltërve.

Koronavirusi “mbërthen” Serinë A, skuadra e