TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xherdan Shaqiri është në prag largimi nga Lioni, vetëm 6 muaj pas mbërritjes së tij.
Sipas asaj që raporton prestigjiozja “L’Equipe”, skuadra e Lionit e ka nxjerrë në shitje futbollistin me origjinë shqiptare teksa me shumë mundësi mund të largohet në sesionin e merkatos së janarit.
Në verë Shaqiri firmosi një kontratë deri më 30 qershor 2024 me një pagë prej 4,5 milionë euro në sezon.
Gjatë këtij sezoni 30-vjeçari është aktivizuar në total në Ligue 1 me fanellën e Lionit në 9 ndeshje ku ka mundur të realizojë vetëm një gol dhe të dhurojë dy asist.