TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristian Eriksen është i bindur në idenë e tij për të mos hequr dorë nga futbolli, pavarësisht arrestit kardiak që pësoi në fushë në EURO 2020. Mesfushori danez, së fundmi ndërpreu zyrtarisht kontratën me Interin, duke qenë se në Itali ndalohet aktivizimi i futbollistëve që kanë përdorur defibrilator.
Ndaj, mesfushori me tipare sulmuese është duke marrë në konsideratë disa alternativa ndërsa ka dalë në stërvitje me Chiasso, ekip i Ligës së Tretë zvicerane.
Por, vështirë se lojtari do të qëndrojë në këtë skuadër, teksa ka mundësi të luajë me Ajaksin apo Odensen në vendlindjen e tij, megjithatë për momentin Kiaso është një mundësi e mirë që Eriksen të marrë sadopak ngarkesë fizike.