TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Adnan Januzaj është në sezonin e fundit të kontratës me Real Sociedad dhe deri tani ka refuzuar të gjithë ofertat për rinovim, teksa nga një janari është i lirë të zgjedhë vetë të ardhmen dhe për këtë arsye ofertat nuk i mungojnë.
Sipas mediave britanike, dëshira e ish-fantazistit të Mançester Junaitid është që të rikthehet në Premier Ligë dhe ka pasur negociata paraprake me londinezët e Uest Hemit, megjithatë një ofertë e orëve të fundit mund t’i ndryshojë mendjen.
Bëhet fjalë për Barcelonën, që dëshiron të shfrytëzojë faktin që 26-vjeçari do të jetë një lojtar i lirë nga muaji qershor dhe është gati t’i ofrojë një kontratë joshëse për pesë sezonet e ardhshme.
Trajneri Xavi e njeh mirë Januzajn dhe prej javësh ka monitoruar performancat e tij me baskët e Real Sociedad, ndaj duket i bindur që mund ta përfshijë fantazistin belg në lojën e katalanëve.
Për më tepë, një tjetër ndikim ka edhe fakti që Januzaj mund të transferohet në “Kamp Nou” me parametra zero dhe gjithashtu ka aktualisht një pagë prej 1.8 milionë eurosh në sezon, ndaj drejtuesit e Barcelonës mund ta joshin me një shifër jo më të lartë se 3 milionë eurot në vit.