SPORT, 22 Dhjetor 2021, 23:01

Goli i Bajramit nuk mjafton, Milani fiton bindshëm ndaj Empolit

Goli i Bajramit nuk mjafton, Milani fiton bindshëm ndaj Empolit

Milani është rikthyer te fitorja dhe këtë herë ka mposhtur skuadrën e Empoli me rezultatin 4-2. Kuqezinjtë morën tri pikë të rëndësishme dhe mori vendin e dytë.

Për Milanin realizuan Kesi 12′ dhe 42′, Florenci 63′ dhe Teo Hernandez 69′.

Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami shënoi një gol fantastik për Empolin (18'), si dhe goditi shtyllën në pjesën e dytë. Empoli deri në fund shënoi edhe një gol tjetër, me Pinamontin që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë (84'), të të fituar pas një harkimi në zonë të Bajramit që u devijua me dorë nga Bakajoko.

Napoli u befasua në shtëpi nga Specia, në humbjen 0-1. Skuadra e Rey Manajt, i cili ishte titullar dhe mori edhe karton të verdhë, fitoi me një autogol të Juan Jesus (37'). Dominimi i Napolit nuk vlejti, pasi Specia fitoi pa goditur asnjëherë në portë.