TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi e ka mbyllur vitin si kampion. Zikaltrit triumfuan edhe në duelin e fundit të fazës së parë, kundër Torinos me rezultatin 1-0. Një gol i Dumfries vendosi fatet e ndeshjes.
Hakan Calhanoglu, Lautaro Martinez dhe Aleksis Sançez kishin mundësinë të realizonin golin e qetësisë, por nuk ia dolën dot. Lukic nga ana tjetër ia rrezikoi fitoren kampionëve në fuqi.
Interi tani ka 7 pikë më shumë se Milani e Napoli, që luajnë sonte në mbrëmje.
Roma barazoi 1-1 me Sampdorian. Verdhekuqtë e drejtuar nga Zhoze Murinjos kaluan të parët në avantazh me Sampdoria, me Shomurodov, por më pas Gabiadini ia hoqi fitoren nga duart dhjetë minuta nga fundi.
Po 1-1 barazoi edhe Fiorentina me Veronën. Lazanja realizoi në minutën e 17-të per Veronën, kurse Kastrovilli shmangu humbjen e Fiorentinës.