SPORT, 22 Dhjetor 2021, 21:18

Atletiko Madrid pikiatë, e mposht Granada me përmbysje

Atletiko Madrid pikiatë, e mposht Granada me përmbysje

Atletiko e Madridit ka pësuar humbjen e katërt radhazi, këtë herë kundër Granada në transfertë. Diçka e tillë skuadrës së Diego Simones nuk i ndodhte që prej vitit 2011.

Atletiko u mposht me rezultatin 1-2, edhe pse shënoi e para që në minutën e dytë me anë të sulmuesit portugez, Zhoao Feliks.

Granada reagoi shumë shpejt, duke i barazuar shifrat që në minutën e 17-të me anë të Maçis, i cili realizoi një gol mjaft të bukur.

Në fillim të pjesës së dytë vendasit realizuan edhe golin e fitores, me Molina. Atletiko u përpoq shumë që ta shmangte humbjen dhe Cunha në fund iu afrua shumë golit. Gjithsesi Granada e ruajti epërsinë dhe mori pikët e plota.