SPORT, 22 Dhjetor 2021, 18:09

55 milionë euro gati, Barcelona pranë goditjes së parë në merkato

55 milionë euro gati, Barcelona pranë goditjes së parë

Ferran Torres do të jetë goditja e madhe e Barcelonës në merkato. Sulmuesi spanjoll nuk po përfiton minuta te Mançester Siti, ndërsa Pep Guardiola nuk është kundër shitjes së tij.

Trajneri Çavi e pëlqen shumë 21-vjeçarin ofensiv, teksa drejtuesit e klubit katalanas janë shumë afër marrëveshjes me homologët e kampionëve të Anglisë.

55 milionë euro do të përfundojnë në arkat e “Cityzens” plus disa të tjerë në formë bonusesh, ndërsa Ferran Torres ka dhënë “ok”-in e tij për transferimin në “Kamp Nou”.

55 milionë euro gati, Barcelona pranë goditjes së parë