TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi mbylli gjysmën e parë të sezonit si "kampion dimri", ndërsa drejtuesit vijojnë punën për të rinovuar kontratat me futbollistët që janë në vitin e tyre të fundit të bashkëpunimit, apo të tjerë që janë më pak të vlerësuar në aspektin ekonomik.
Një ndër ta ishte edhe Federiko Dimarko, që pas disa paraqitjeve mjaft të mira si në të majtë të mbrojtjes, ashtu edhe të mesfushës, ka firmosur paraditen e sotme kontratën e re, që sheh t’i përmirësohet ndjeshëm rroga.
Burime pranë klubit zikaltër zbulojnë se, Dimarko do të mbetet te Interi deri në verën e 2026-ës dhe do të përfitojë një pagë prej 1.8 milionë eurosh në sezon, e cila mund të shkojë deri në 2.5 milionë euro bashkë me bonuset.
Emrat e radhës në listën e atyre me të cilët do të negociohet rinovimi, janë dy kroatët Marselo Brozoviç dhe Ivan Perisiç, të cilët janë titullarë të padiskutueshëm, por kanë kontratë deri në fund të sezonit.