SPORT, 22 Dhjetor 2021, 15:52

Fitorja e pestë radhazi, Laçi mposht edhe Kastriotin

Fitorja e pestë radhazi, Laçi mposht edhe Kastriotin

Laçi fluturon drejt kreut të renditjes, pasi ka regjistruar fitoren e pestë radhazi dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë me 27 pikë, vetëm tri më pak se Tirana kryesuese.

Bardhezinjtë e Mirel Josës po kalojnë një formë të shkëlqyer dhe “viktima” e radhës e tyre ishte Kastrioti, që pavarësisht përpjekjeve, nuk ia doli të shmangë humbje, në një sfidë ku vendimtar ishte padyshim numri 10-të i kurbinasve, Regi Lushkja.

Fantazisti i Laçit zhbllokoi sfidën në minutën e 9-të dhe vulosi fitoren në të 84-ën, duke konfirmuar momentin mjaft të mirë që po kalon, ndërsa Kastrioti do të duhet të riniset nga një pjesë e dytë e mirë, pasi mbetet në vendin e fundit, me vetëm tetë pikë në 15 javë.