TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Samir Nasri ka qenë një nga elementët më të vlefshëm për Mançester Sitit, sidomos në sezonin kur “Qytetarët” fituan trofeun e Premier Ligë. Në atë kohë, Siti drejtohej nga italiani Roberto Mançini, teksa francezi tregon se jo gjithçka ka shkuar mirë në marrëdhënien e tij me trajnerin. Madje, tensioni kishte arritur kulmin në një ndeshje të kampionatit kundër Uolves ku Nasri ishte bërë gati ta godiste me këpucë teknikun Mancini.
“Gjatë pjesës së parë ai më fliste vazhdimisht. Në pushim i thashë të ndalonte dhe të mos e bënte më këtë, ose në të kundërt le të më zëvendësonte nëse ishte i pakënaqur. Ndërkohë, në dhomat e zhveshjes hoqa këpucët dhe u ula afër Yaya Toure, i thashë se nëse Mançini do të më fliste atëherë do t’i gjuaja me këpucë.
U kapa me fjalë me Mançinin dhe e kam ofenduar shumë. Ditën tjetër u largova për në Paris, ndërsa presidenti foli me Mançinin dhe i tha se nëse unë isha në formë atëherë do të fitonim pasi ai kishte planifikuar që të qëndroja në stol në sfidën ndaj Junaitid. Presidenti më pagoi edhe biletën e kthimit nga Franca, ndërsa Mançintn iu shua inati”, tregon Nasri.