SPORT, 29 Dhjetor 2021, 23:22

Brajtoni ndal në shtëpi Çelsin, blutë e Londrës e pësojnë në frymën e fundit

Brajtoni ndal në shtëpi Çelsin, blutë e Londrës e

Çelsi e mbyll vitin 2021 me një barazim 1-1 në stadiumin “Stamford Bridge” ndaj Brajtonit.

Shifrat u hapën me Romelu Lukakun në minutën e 28′, i cili rikthehet në gol pas 4 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet, ekzaktësisht në Champions ndaj Zenitit.

Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid dhe Arsenalit, Deni Uellbek ka ndalur që blutë e Londrës të merrnin në shtëpi tre pikët, teksa është treguar i saktë në frymën e fundit duke realizuar në minutën e 90+1′.

Me këtë barazim Çelsi mban vendin e dytë të klasifikimit me 42 pikë, ndërsa Brajtoni në vendin e 10 me 24 pikë.