SPORT, 5 Janar 2022, 11:03

Bare e nis me kualifikim 2022-shin, mesfushori i Kombëtares shënon me penallti për Espanjolin

Bare e nis me kualifikim 2022-shin, mesfushori i Kombëtares shënon me

Keidi Bare ka qenë lojtari i parë i Kombëtares shqiptare që ka zbritur në fushë.

Mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e Kupës së Mbretit mes Ponferadinës dhe Espanjolit, e mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1, mesfushori ka qenë në fushë për 90 minuta.

Një ndeshje e mirë për numrin 20 të Espanjolit, i cili ka lënë pas dëmtimet e shpeshta dhe po arrin që të luajë çdo ndeshje.

Sa i përket paraqitjes së djeshme, Bare është vlerësuar me notën 6.9 nga faqja e statistikave “SofaScore”.

Ajo që bie në sy është se nga 11 duele, 7 janë fituar nga fieraku, ndërsa ka kompletuar edhe një driblim të saktë. Mesfushori ka shkaktuar tri faulle, por edhe ka fituar po tri të tilla.

Gjithashtu, ka kompletuar saktë edhe dy topa të gjatë. Por në kohën shtesë, Espanjoli është treguar i saktë nga pika e penalltive, ku ka shënuar edhe Bare.