SPORT, 4 Janar 2022, 09:21

Morata gati të lërë Juventusin pas Superkupës me Interin, ja objektivat e merkatos bardhezi

Morata gati të lërë Juventusin pas Superkupës me Interin, ja

Alvaro Morata do të lërë Juventusin brenda muajit janar dhe për këtë klubi bardhezi po mendon për zëvendësuesin ideal.

Spanjolli do të lirohet vetëm pasi të luajë ndeshjen e Superkupës së Italisë me Interin dhe më pas rrugët e tyre do të mund të ndahen.

Objektivi numër një i drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” është ish-kapiteni i Interit, Mauro Ikardi i cili ndodhet jashtë planeve të PSG-së.

Objektivi i dytë është Xhanluka Skamaka ku ka shkëlqyer me golat dhe paraqitjet e tij këtë sezon me Sasuolon në Serinë A.

Por gjithsesi objektivi i tretë është surprizë ku rishfaqet sërish emri i Luis Suarezit, i cili është gati të lërë Atletikon e Madridit.