SPORT, 4 Janar 2022, 11:06

Ergys Kaçe drejt largimit nga Partizani, negociohet ndërprerja konsesuale e kontratës

Ergys Kaçe drejt largimit nga Partizani, negociohet ndërprerja

Ergys Kaçe drejt largimit nga Partizani.

“Panorama Sport” raporton se klubi i kuq dhe mesfushori po negociojnë për një ndërprerje të kontratës me konsensus.

28-vjeçari i cili erdhi me bujë në merkaton e verës, nuk ka mundur dot që të nxirrte në pah të gjithë potencialin dhe aftësitë e tij me “demat e kuq”, teksa në 13 ndeshje të zhvilluara në Kategorinë Superiore ai nuk ka shënuar dhe nuk ka dhuruar asnjë asist.

CV-ja e Ergys Kaçes është e pasur teksa përveç Partizanit ai gjithashtu ka mbajtur veshur fanellën e Arisit, AEL Larisas, Panathinaikosit, PAOK-ut dhe Epanomit.