SPORT, 4 Janar 2022, 09:36

Shpërthim rastesh me koronavirus te skuadra e lojtarit të Kombëtares, rrezikohet ndeshja e Serisë A

Shpërthim rastesh me koronavirus te skuadra e lojtarit të

Salernitana ka pasur një shpërthim të rasteve të reja me COVID-19, teksa orëve të fundit janë evidentuar dhe pesë persona ku e çojnë në njëmbëdhjetë në total të infektuar me virusin e rrezikshëm.

Nga këta njëmbëdhjetë persona nëntë janë futbollistë dhe ndërkohë autoritetet shëndetësore të Salernos paralajmërojnë një shtyrje të sfidës ndaj Venecias më 6 janar për shkak të kësaj vale të re të Koronavirusit.

Nga një komunikatë në sajtin e saj zyrtar, skuadra e Salernitanës nuk bën me dije emrat e lojtarëve të infektuar, gjithashtu nuk dihet ende nëse mbrojtësi i Kombëtare shqiptare, Frederik Veseli ka rezultuar pozitiv ose jo.