TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milan ka marrë humbjen e dytë në 3 ndeshjet e fundit, teksa u mposht 3-1 nga Udinese në “Dacia Arena”.
Ekipi nga Udine do tregonte që në minutat e para që është një kockë e fortë. Pereyra do gjente avantazhin pas një goditje të lehtë, me ish-lojtarin e Juventusit që përfiton më së miri në një aksion pasi kuqezinjtë humbën topin. Maignan mbeti statik, i palëvizshëm.
Të besuarit e Piolit do reagonin ashtu siç i ka hije kampionëve të Italisë, madje brenda pjesës së parë. Ekipi nga Milano do fitonte penallti, por Ibrahimovic do e humbiste. Gjithsesi, arbitri Doveri do përsëriste 11-metërshin, pasi njëra nga futbollistët vendas ishte futur në fushë. Në provën e dytën, Zlatan ishte i saktë.
Djemtë e Sottil A do buzëqeshnin sërish, goli i Betos në shtesën e pjesës së parë la të shtangur mbrojtjen kundërshtare. Udinese do realizonte golin e sigurisë 20 minuta nga fundi me Ehizibue.
Championsi i Milanit është në rrezik serioz tashmë, pasi edhe pse renditen në vendin e katërt, Roma dhe Atalanta, pse jo edhe Juventus, janë të gatshme të përfitojnë.