TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbyllet në barazim 2-2 sfida mes Aston Vilës dhe Mançester Junajtid, e vlefshme për javën e 20-të të Premier Ligës angleze.
Një duel tepër emocionues, ku nuk mungoi spektakli si dhe gafat.
Në fund ishte braziliani Kutinjo, ai që me golin e tij, i dhuroi një pikë vendasve të drejtuar nga Stiven Xherard.
Aktivizimi i Kutinjos, duket se ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Braziliani u hodh në fushë në minutën e 68-të, ndërkohë që në të 77-tën, Aston Vila ngushtoi diferencën me Ramsej.
Vendasit nuk u mjaftuan me kaq, teksa pesë minuta më pas ishte radha e Kutinjos, për të gjetur rrugën e rrjetës, duke bërë që sfida të mbyllej në baraspeshë.