SPORT, 15 Janar 2022, 18:12

Bajern dominon Këlnin, Levandovski i përgjigjet Halandit me…tre gola

Bajern dominon Këlnin, Levandovski i përgjigjet Halandit me…tre

Java e 19-të në Bundesliga dhuroi dhe ditën e sotme spektakël, me një fitore fantastike të Bajernit në transfertë me Këlnin, ndërkohë që Lajpcig është “ringjallur” me fitoren e dytë radhazi.

Bajerni arriti të dominonte Këlnin me rezultatin 0-4, duke vazhduar të ruaj distancën prej 6 pikësh me rivalët e Dortmund. Ylli për “bavarezët” ishte i përhershmi Robert Levandovski, i cili iu përgjigj sulmuesit të Dortmund, Haland, me një tre-golësh të shënuar ditën e sotme, duke arritur dhe shifrën e 300 golave në Bundesliga.

Nga ana tjetër Lajpcig arriti fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke mposhtur Shtutgartin në transfertë. Kështu Lajpcig afrohet dhe më shumë me zonën europiane, me vetëm 3 pikë larg vendit të tretë dhe të katërt.