SPORT, 30 Prill 2023, 09:53

Ndeshjet e Superiores, Tirana me disa mungesa ndaj Kastriotit

Ndeshjet e Superiores, Tirana me disa mungesa ndaj Kastriotit

Tirana pret sot Kastriotin në “Elbasan Arena” në ndeshjen e javës së 31 të Superiores. Bardheblutë nuk mund t’i lejojnë hapa falas vetes, duke parë edhe fitoren e Partizanit ndaj Erzenit.

Me Kristal Abazaj që sërish mund të mos luajë trajneri Orges Shehi mund të vendosë për Hasanin në majën e sulmit i mbështetur nga dyshja Haxhiu e Gjumsi. Pritet të kthehet titullar në mesfushë edhe Ardit Deliu. Pjesa tjetër e ekipit do të jetë e njëjta si në Elbasan. Në portë do të luajë Bekaj. Në mbrojtje, Toshevski, Najdovski, Lulaj dhe Përgjoni. Në mesfushë, Aleksi, Deliu dhe Lushkja. Sulmi do të ketë treshen Gjumsi, Hasani dhe Haxhiu. Nëse Shehi fut në fushë Abazajn, është Gjumsi që ulet në stol.

MUNGESAT – Veç dy të dëmtuarve, Patrik e Nikqi, grupit i shtohet edhe Zhozelin Behiratçe. Lojtari ka plotësuar numrin 4 të kartonëve dhe nuk do të luajë me krutanët. Nga ana tjetër, edhe tre lojtarë të tjerë nëse ndëshkohen me Kastriotin humbasin takimin me Teutën. Bëhet fjalë për Bekajn, Hasanin e Hilën, që kanë aktualisht me nga tre kartonë të verdhë.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Deliu, Aleksi, Lushkja, Haxhiu, Gjumsi, Hasani.
Trajner: Orges Shehi.