AKTUALITET, 15 Mars 2020, 08:36

Sot hyn në fuqi Akti Normativ mbi masat për koronavirusin/ Rama iu jep mundësinë qytetarëve të shkojnë në punë me mjete private

Sot hyn në fuqi Akti Normativ mbi masat për koronavirusin/ Rama iu jep


Ditën e sotme hyn në fuqi akti normativ për masat administrative që qeveria ka  marrë, pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se që nga dita e hënë dhe në vijim, të gjithë ata që do të jenë të angazhuar për punë, në sektorin publik apo privat, do të mund të qarkullojnë me automjete vetëm deri në orën 08.00 të mëngjesit dhe nga ora 16.00 deri në orën 17.00 të pasdites.  Kreu i qeverisë ka deklaruar se gjatë fundjavës kush lëviz me mjet privat, duke thyer urdhrin e Policisë, do i hiqet patenta ndërsa për abuzuesit e barnave dhe ushqimeve theksoi se do t’u hiqet licensa. Po kështu,Rama njoftoi dje  se do mbyllen të gjitha pikat kufitare dhe nuk do lejohen asnjë qytetarë të dalë apo të hyjë në rrugë tokësore në territorin e Shqipërisë.