TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka krahasuar kryeministrin Rama me Presidsentin e Franës, Emmanuelle Macron, pas shpalljes së emergjencës sanitare në Francë.
Strazimiri thotë se, edhe Macron foli para qytetarëve të tij, por nuk foli për hapje dritaresh dhe larje duarsh.
Macron premtoi, sipas tij, rimbursimin e sipërmarrjeve shtetërore dhe private, rimbursimin e punonjësve te tyre, madje edhe profesionistët e lirë, do ndihmohen të papunët dhe familjet në nevojë, si dhe do paguhet edhe prindi që mban fëmijët në shtëpi ndërkohë që shkollat janë të mbyllura, pavarësisht se sa do ti kushtojë kjo vendit.
Postimi i Strazimirit:
“SADO QË TË KUSHTOJË” !
Ka dalë edhe Macron në TV para francezëve sapo ka shpallur emergjencën sanitare, dhe u ka thënë:
– Emergjenca sanitare nuk do të shoqërohet me emergjencë social-ekonomike.
– Do rimbursohen sipërmarrjet shtetërore dhe private.
– Do rimbursohen dhe punonjësit e tyre, madje edhe profesionistët e lirë.
– Do ndihmohen të papunët dhe familjet në nevojë.
– Do paguhet edhe prindi që mban fëmijët në shtëpi ndërkohë që shkollat janë të mbyllura.
SADO QË TË KUSHTOJË!
1. Asnjë fjalë për “larje duarsh”, “hapje dritaresh”…
Nuk ka “përqafuar nga larg” askënd!!
KAQ!
