AKTUALITET, 14 Mars 2020, 21:46

“Papërgjegjshmëria vazhdon”, ish-deputeti i PD publikon videon: Mjekët pa masa mbrojtëse çojnë në urgjencë të dyshuarën me koronavirus

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar në rrjetet sociale rastin e një pacienteje që, dyshohet të jetë e prekur nga koronavirusi dhe faktin se, personeli mjekësor nuk i ka masat mbrojtëse. Spahia shkruan se zonja ka ardhur nga Anglia dhe sot është transportuar tek infektivi, ndërsa thekson se teksa rastet rriten qeveria nuk ka marrë as minimumin e masave mbrojtëse për personelin. Denoncimi i Spahisë: PAPERGJEGJSHMERIA KRIMINALE VAZHDON! Fatkeqësisht për të gjithë ne, papërgjegjëshmëria e kësaj qeverie vazhdon me të njëjtat përmasa KRIMINALE! Zonja në video e ardhur nga Anglia, po transportohet nga banesa e saj tek infektivi, pasi ka njoftuar se ka shenja të dyshuara COVID-19. Sic shihet, personeli i ambulancës nuk ka mbrotjen e duhur në veshje edhe pse ka një rast të dyshuar!!!! Dhe sic shihet, edhe mjeku ka shënuar në kartelë, NUK KA VESHJE SPECIALE PER TA VIZITUAR!!! Teksa rastet e të prekurve po rriten, ende nuk janë marrë masat për pajisjen e personelit me veshje mbrojtëse, cka i mbron ata vetë por edhe njerëzit rreth tyre? Si mund të jetë papërgjegjshmëria në përmasa kaq kriminale? A e kupton njeri nga vendimmarrësit se personeli mjekësor bëhet kështu BARTES i virusit duke rrezikuar koleget, familjet dhe te gjithe qytetaret????

PAPERGJEGJSHMERIA KRIMINALE VAZHDON! Fatkeqësisht për të gjithë ne, papërgjegjëshmëria e kësaj qeverie vazhdon me të...

Posted by Bardh Spahia on Saturday, March 14, 2020