SPORT, 30 Prill 2020, 22:17

Shtyhet rifillimi i Bundesligës, nuk do të luhet deri në 16 maj!

Shtyhet rifillimi i Bundesligës, nuk do të luhet deri në 16 maj!

Gjermania ka shtyrë vendimin për rifillimin e Bundesligës. Takimi i shumëpritur i 30 prillit mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe 16 ministrave të sportit të shteteve federale gjermane, nuk solli asnjë risi madje u vendos që deri në datën 16 maj në Gjermani nuk do të rifillojë asnjë aktivitet sportiv përfshirë edhe futbollin.

Në datën 6 maj do të ketë një tjetër mbledhje mes kancelares gjermane dhe ministrave të sporteve dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të vendoset dhe se cila do të jetë data e rifillimit të kampionateve të futbollit në Gjermani.

Bie kështu poshtë hipoteza për rifillimin e Bundesligës në datën 9 maj. Tashmë data më e mundshme për rifillimin është 23 maji. E sigurtë është që në Gjermani do të luhet me dyer të mbyllura deri në muajin gusht.