SPORT, 28 Prill 2020, 15:04

De Biazi “sponsorizon” Kumbullën: Ka karakterin dhe personalitetin për Interin, një nga më të mirët në Serinë A

De Biazi “sponsorizon” Kumbullën: Ka karakterin dhe

Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi ka thurrur elozhe për futbollistin e kombëtares, Marash Kumbulla. Mbrojtësi i Veronës është një nga më të kërkuarit në merkato, teksa klubi që duket më pranë tij është Interi. Ndaj, De Biazi ka theksuar se 20-vjeçari ka karakterin dhe personalitetin për të qenë pjesë e rëndësishme e Interit, pasi është një nga më të mirët në Serinë A.

“Ka personalitetin dhe karakterin për t’u imponuar në një skuadër të madhe si Interi. Asnjë nuk e priste të kishte një shpërthim kaq të shpejtë nga ana e tij. Mjafton të shohësh se çfarë ka bërë në vitin e kaluar.

Në Serinë B, Kumbulla nuk ka luajtur shumë, ndërsa falë trajnerit Juriç është shndërruar në një nga mbrojtësit më të mirë të Serisë A. Verona është mbrojtja e katërt më e mirë e kampionatit. Kumbulla mund të bëhet menjëherë një futbollist i rëndësishëm për Interin”, u shpreh De Biazi.