SPORT, 28 Prill 2020, 09:47

Ishte i sëmurë prej kohësh, ndahet nga jeta legjenda franceze

Ishte i sëmurë prej kohësh, ndahet nga jeta legjenda franceze


Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, legjenda e futbollit francez Robert Herbin, trajneri që e çoi në finalen e Champions League klubin francez të St.Etien në vitin 1976.

Ai humbi jetën ditën e djeshme në spital, pasi ishte i sëmurë prej kohësh. Herbin numëron më shumë se 400 ndeshje me St. Etien, një nga klubet më të mëdha në Francë dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares së Francës, që shkoi në gjysmëfinale të Europianit të vitit 1960.

Robert drejtoi prej 11 vitesh St.Etienin. Skuadrën e fitoi edhe titullin kampion me të në krye. Më pas drejtoi edhe skuadra si Lion, Al Nasr, Strasburg dhe Red Star etj.