TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk do të ketë më kontrolle rutinë të bizneseve pa paralajmërim. Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimin e mënyrës së funksionimit të inspektimeve, duke theksuar se inspektori nuk duhet të shkojë te sipërmarrësi për ta kapur në gabim, por për ta ndihmuar të korrigjojë shkeljet dhe të përmbushë standardet.
Pas takimit me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Inspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula, Rama tha se edhe mënyra e ndëshkimit të bizneseve duhet të ndryshojë. Sipas tij, gjoba duhet të jetë masa e fundit dhe jo instrument shantazhi ndaj sipërmarrësve.
Çdo inspektor do të pajiset me kamera trupi.
“Kontrollet e inspektimeve duhet të kalojën testin e besës. Nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim. Inspektoi nuk vjen te dera e biznesit si skenë krimi, por si shteti që njofton, të mbikëqyr dhe të ndihmon të korrigjohesh. Qëllimi ynë nuk është t’i kapim subjektet në gabim, por ti ndihmojmë të përmirësohen dhe në përmbushjen e standardeve.
Gjoba është arma e fundit, jo e para. Kurrë një spate shantazhi mbi qafën e sipërmarrësit. Kush nxjerr gjobën para fjalës së mirë, nuk po e mbron shtetin. Kujt i vjen inspektim pa paralajmërim për kontroll rutinë, duhet ta denoncojë menjëherë të inspektori i përgjithshëm.
Këtë të drejtë ne mund ta vendosim vetëm së bashku, së shpejti çdo inspektoi që troket në emër të shtetit te dera e një tatim paguesi, do jetë i pajisur me kamera inteligjente të trupit dhe i veshur me uniformë, dhe ai ta dijë se në çdo minutë është i mbikëqyrur”, tha Rama.